Maqedonia e Veriut do dërgojë ambasador në Sofje
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani paralajmëroi se ditët në vijim do të caktohet ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bullgari.
Ai e quajti gabim faktin që Maqedonia e Veriut nga viti 2020 nuk ka pasur ambasador në shtetin fqinj.
Ndërkohë qeveritë e reja në Shkup dhe Sofje vazhdojnë kontaktet intensive për përafrimin e qëndrimeve dhe gjetjen e zgjidhjes për mosmarrëveshjet mes tyre.
Zgjidhja e problemeve mes dy vendeve, do të mundësonte heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Disa ditë më parë, kryeministri bullgar Kiril Petkov zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup, ku një nga temat e nxehta të diskutimeve ishte edhe vetoja nga Sofja zyrtare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Perkov deklaroi se pret rezultate të shpejta me qasjen e re në bisedimet me Shkupin.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta