Maqedonia e Veriut miraton ligjin për ndërtimin e rrjetit rrugor “Korridori 8”
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugë rregullimeve ligjore për avancimin e ndërtimit të Korridorit 8 që do të lidhë Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.
Maqedonia e Veriut nisi procedurat për ndërtimin e pjesës së saj, ndërsa ky korridor rrugor lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.
Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka.
Zgjidhjet ligjore të propozuara rregullojnë projektin dhe ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 por edhe të Korridorit 10, si projekte individuale për investime kapitale me rëndësi strategjike kombëtare për vendin.
Ky ligj parashikon aplikimin e një modeli të ri, të pa aplikuar më parë në Maqedoninë e Veriut, që shmang tenderin. Qeveria argumenton se ky model do të japë rezultate më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.
Në një reagim në “Facebook”, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë së realizimi i Korridorit 8 është më afër se kurrë.
“Guximi për të besuar realizon çdo ëndërr. Pak njerëz besuan, shumë të tjerë e ëndërronin, disa guxuan. Autostrada nga Bllaca gjer në Qafë Thanë është më afër se kurrë, bashkë edhe me Korridorin 10-D”, u shpreh Artan Grubi.
E gjendur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrns tha se Korridori 8 duhet të jetë përparësi për të gjithë rajonin.
“Ky vendkalim kufitar shtrihet përgjatë Korridorit 8, i cili kalon nga Deti i Zi në portin e Durrësit. Korridori 8 është një përparësi për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, dhe gjithashtu duhet parë si një përparësi për rajonin”, tha Kate Byrns.
Korridori lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor nis nga portet italiane të Barit dhe Brindisit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi.
Maqedonia e Veriut më parë ka dërguar një propozim për bashkëpunim deri tek Bullgaria dhe Shqipëria për investime për Korridorin 8, i cili lidh të tre shtetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta