Maratona e Tiranës 2022| Morën pjesë 2500 vrapues, Gega vendos rekord
Këtë të diel është zhvilluar eventi më i madh sportiv edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës.
Në këtë garë morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota dhe ajo është ishte e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të pasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K” tregoi se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.
“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Një super duartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina” – u shpreh ai.
Në kategorinë Marathon 42 K fitues për meshkujt u shpall Bogdan Semenovych, ndërsa për femra Valentyna Veretska.
Ndërkohë në kategoritë e tjera fitues u shpallën Dmytro Didovodiuk, Luiza Gega, Nicolo Bedini, Gresa Bakraqi, Safet Planger dhe Elona Qollaku.
Luiza Gega theu rekord kombëtar në gjysmë maratonë pasi përshkoi 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda, ndërsa rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 50 sekonda.
Çmimet e para varionin nga 300 deri në 5000 euro për çdo kategori.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta