Mark Kozmo: Fituesi i zgjedhjeve? Mund të përsëritet rasti i vitit 2000

4 Nëntor 2020 | 21:55

Mark Kozmo, kryetar bordi i Germin dhe Fondacioni Global Shqiptar thotë se pavarësisht qëndrimeve të Presidentit aktual, Donald Trump procesi zgjedhor ka qenë normal nga ana teknike.

Për rezultatin, ai shprehet i sigurt në fitoren e Joe Biden por parashikon që rezultati zyrtar mund të kërkojë dhe deri në një muaj që të shpalle.

“Zbatimi teknik i zgjedhjeve ka qenë normal. Duhet të presim të paktën 2-3 ditë për të qenë të sigurt, por mundet që Biden të fitojë që sot. Por unë mendoj se nuk do të jetë asgjë zyrtare për disa ditë dhe pastaj mund të filloj procedua në gjykatë që mund të zgjasë deri në një muaj siç ka ndodhur në vitin 2000”, deklaroi ai.

Z. Kozmo thotë se diferenca mes dy kandidatëve është e ngushtë kurse për gabimin e sondazheve ai thotë se nuk kanë parashikuar përqindjen e pjesëmarrjes së republikanëve.

“Ndeshja nuk ka mbaruar dhe Biden është tip që pret deri në fund. Mundet, por unë mendoj se Biden se do të arrijë në 270 anëtarë të Këshillit Elektora. Është i pari në Michingan dhe Nevada dhe kështu që mund të arrijë këtë numër, pastaj janë tre shtet të tjera ku Trump është i pari në garë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026