Marrëdhënia BE-SHBA nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, thotë ish-shefi i kabinetit të Trump

12 Nëntor 2020 | 17:44

Marrëdhënia e Europës me Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, tha ish-shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për Euronews.

Mick Mulvaney, sot i dërguari special i SHBA në Irlandën Veriore, tha se as presidenca e Joe Biden do të mund të rikthejë marrëdhënien BE-SHBA ashtu siç ka qenë përpara presidentit Trump.

Ai tha se Trump iu ka hapur sytë amerikanëve sesi të bëjnë marrëveshje tregtare të baraspeshuara dhe duke siguruar se europianët paguajnë pjesën që iu takon për sa i përket detyrimeve për NATO.

“Në përgjithësi, reagimi natyral se marrëdhënia do të ngrohet me ardhjen e Biden është korrekt, por megjithatë ka pak të ngjarë që gjërat të kthehen siç qenë përpara administratës së Trump”, tha Mulvaney.

“Mendoj që nuk është e arsyeshme të presupozohet që marrëdhëniet do të jenë si në kohën e Obamës, Bush apo Clinton”.

“Pikë së pari, mbi tregtinë: ne tashmë jemi më të vetëdijshëm për marrëveshjet tregtare dhe duam të sigurohemi që ato janë të  drejta dhe të baraspeshuara”.

“Më përpara ne përdornim tregtinë dhe të hiqnim dorë nga disa gjëra prej marrëveshjeve si pjesë e politikave të jashtme për t’iu kundërpërgjigjur sovjetikëve gjatë Luftës së Ftohtë. Ky nuk është më thelbi i politikave tonë tregtare”.

“Ne gjithashtu duam që  vendet anëtare të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, si me NATO për shembull. Kjo është diçka që është përqafuar gjerësisht, edhe pse erdhi si papritur prej presidentit, por u pranua si nga Demokratët ashtu edhe nga Republikanët”.

Pavarësisht këmbënguljes së Trump për fitoren e zgjedhjeve, udhëheqësit europianë kanë uruar Biden për fitoren.

 

Lexoni gjithashtu 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026