Marrëdhënia RMV-Bullgari, Benjamin Arifi: Ende nuk ka një shkëndijë shpresëdhënëse
Bullgaria, e cila është vend anëtar i Bashkimit Evropian vendosi veton për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm.
Kjo bllokadë nga Bullgaria nuk u prit mirë nga drejtuesit e qeverisë, por as nga qytetarët e Shkupit.
Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi u shpreh se për këtë çështje, ish-kryeministri maqedonas, Vlado Buçkovski ka vizituar Bullgarinë, ku ka takuar krerët më të lartë shtetëror atje.
Sipas gazetarit Bullgaria ka konfirmuar edhe njëherë kërkesat e saj, ku minimalisht kërkon që heronjtë që maqedonasit i quajnë të vetët, të njihen si të përbashkët.
“Kanë filluar që të lëvizin gjërat në këtë drejtim. Gjatë kësaj jave përfaqësuesi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut special për këto bisedime me Bullgarinë, ish-kryeministri Vlado Buçkovski ka vizituar Bullgarinë, ku ka takuar krerët më të lartë shtetëror atje. Buçkovski ka dërguar porosinë e Maqedonisë së Veriut, se Maqedonia e Veriut nuk ka prentendime ndaj Bullgarisë, qofshin ato pretendime territoriale dhe historike. Nga ana tjetër Bullgaria ka konfirmuar kërkesat e saj, që të njihet e vërteta historike ose siç pretendojnë ata pjesa historike, përkatësia e heronjve, që maqedonasit i pretendojnë të tyret, t’i shohin si të përbashkët. Pritet që Buçkoskvi t’i sjellë këto pretendime në Shkup”, u shpreh Benjamin Arifi.
Gazetari nuk sheh ndonjë përparim në këto bisedime.
“Thjesht janë konfirmuar pozicionet fillestare të të dyja palëve, ende nuk ka një shkëndijë shumë shpresëdhënëse në këtë drejtim”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
”Vetoja” bullgare për RMV-në, Arben Ratkoceri: Bashkimi Evropian ka një kaos të brendshëm
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta