Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë, Plator Nesturi: Tirana asnjëherë s’ka diktuar politikën e Prishtinës
I pranishëm në një diskutim në studion e Euronews Albania rreth marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, analisti Plator Nesturi ndau mendimin se Tirana mundet vetëm ta këshillojë Prishtinën dhe se në tërësi për dy vendet më kryesore janë marrëdhëniet institucionale se sa ato mes politikanëve.
“Jam kategorikisht kundër faktit se politika e Kosovës, apo politikanët e saj kanë qenë bisht dhe janë orientuar nga politikanët shqiptarë, kjo është absolutisht e pavërtetë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, […] Shqipëria ka qenë ndihmë gjithmonë dhe çfarë i është kërkuar nga Kosova, por asnjëherë politika e saj nuk ka pasur ndikim absolut për të përvijuar politikën e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast,” – u shpreh Nesturi.
“Unë jam dakord me pjesën tjetër dhe mendoj se ndonjëherë pengesat që i janë shfaqur Kosovës, fillojnë dhe më pas i adresohen Shqipërisë, por në asnjë rast nuk ka pasur qasje të atillë ku politika e Tiranës ka diktuar Prishtinën. Këtu duhet të jemi të qartë, për një mënyrë të re qasjesh ku edhe kjo dukje sikur ka përplasje me Tiranën është pozitive në vetëvete pasi i jep një lloj artikulimi të ri,” – tha më tej analisti Nesturi teksa debatoi me të pranishmit e tjerë në studio.
Sipas Nesturit Shqipëria mund të japë vetëm këshilla politike Kosovës dhe për këtë ai kujtoi kërkesat e vazhdueshme nga Prishtina, më së fundmi nga Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, për marrëdhënie më të forta shtetërore mes dy vendeve.
“Institucionet merren më shumë vesh se sa politikanët, sot është njëri apo tjetri [politikan],” – u shpreh Nesturi.
Komentet Nesturi i bëri në një debat ku morën pjesë Arben Kashahu, Rron Gjinovci, Agon Maliqi, Julian Zyla dhe Arben Fetoshi.
Ndiqni debatin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Fjalimi i Vjosa Osmanit, Plator Nesturi: Shfaqje politike për figurë personale
Debat në Euronews Albania, mesazhet që përcolli vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë
Rron Gjinovci: Qeveria e Shqipërisë ka punuar kundër interesit të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta