Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po përparojnë në drejtim të njohjes, thotë analisti Hasanpapaj

9 Korrik 2021 | 11:10

Analisti Bardhyl Hasanpapaj tha se takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Greqisë është shenjë se po përparojnë në drejtim të njohjes.

Sipas tij, kjo po ndodh prej interesave gjeostrategjike që ka Greqia përkundrejt Kosovës.

Shteti fqinj ka interes personal të jetë më i pranishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndërkohë që merret me interesat e brendshme të vendit, shfrytëzon pozitën si anëtare në BE. Për më tepër analisti theksoi se një Greqi më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor balancon dhe raportin e saj me Turqinë.

Hasanpapj tha se zyra për çështjet ekonomike e Kosovës në Greqi ka këmbëngulur vazhdimisht që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve të forcohen, të dhëna këto që provojnë se njohja e pavarësisë, po trajtohet me delikatesë.

Pavarësisht forcimit të marrëdhënieve, sipas tij Greqia do të vijojë me po të njëjtën linjë, nuk do ta njohë Kosovën nëse kjo e fundit nuk ka një marrëveshje me Serbinë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026