“Marrëdhëniet me shtetin, zanafilla e konflikteve mes qytetarëve”, gazetari Kikia analizon ngjarjen e rëndë në Velipojë

28 Qershor 2021 | 10:00

Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja që ndodhi në Velipojë, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur, në një konflikt të krijuar prej shezlongëve, ka si prapavijë marrëdhëniet me shtetin.

“Mendoj që arsyeja kryesore dhe më e madhe është marrëdhënia që ne kemi me shtetin. Ne nuk e njohim shtetin si arbitër, nuk e njohim shtetin si institucionin që duhet të zgjidhë problemet që ne kemi me njëri-tjetrin”, tha z. Kikia.

Sipas tij, nuk është aspak e çuditshme që edhe pronari i shezlongëve të djegur në Dhërmi të përpiqet ta zgjidhë vetë problemin, duke qenë se ende nuk ka ndonjë denoncim nga ana e tij në polici, pavarësisht se është në dijeni për autorët.

Drejtuesi i emisionit “Përse” në Euronews Albania, u shpreh se si pasojë e mungesës së kulturës së veprimit të shtetit, qytetarët përpiqen t’i gjejnë vetë zgjidhje problemeve e rrjedhimisht kjo prodhon konflikte.

Duke qenë se koncepti i hapësirës publike nuk është ende i qartë, gazetari ishte i mendimit se sipas tij të tilla konflikte do të vijojnë, ndërsa puna kaotike e shtetit është dhe zanafilla e gjithë këtyre situatave.

Sa i takon deklaratës së kryeministrit, i cili tha se nuk do të pritet fundi i verës për ristrukturimin e Policisë, Kikia u shpreh se ligjet janë mjaftueshëm të forta, por thjesht nuk zbatohen.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026