Marrëveshja, Bolton: Teherani luajti me Trump si të ishte një violinë

16 Qershor 2026 | 14:47

Irani e manovroi presidentin amerikan si të ishte një lodër në negociatat dypalëshe, duke u larguar me kushte shumë më të mira pasi konstatoi nevojën e dëshpëruar të tij për një akord për t’i dhënë fund luftës.

Kështu ka deklaruar ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, i cili në një intervistë për Euronews ka argumentuar se marrëveshja shkoi në favor të Iranit, pasi Trump u kushtoi rëndësi më tepër shqetësimeve ekonomike sesa atyre strategjike.

“Ata luajtën me të si të ishte një violinë. Prandaj dhe arritën atë marrëveshje që dëshironin”, ka deklaruar Bolton, duke shtuar se Trump nuk ka menduar aspak për pasojat gjeopolitike të paktit.

“Ai mendon vetëm për një gjë, hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ai do që nafta e Gjirit të kalojë në tregjet ndërkombëtare. Do që çmimet e karburanteve të bien. Kjo i intereson atij”, ka vijuar Bolton.

I pyetur nëse presidenti shkëmbeu sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara me çmimin më të ulët të naftës, ish-këshilltari është përgjigjur: “Mendoj se në thelb ishte kjo ajo çka u arrit”.

Sipas Bolton, mungesa e një teksti të publikuar të marrëveshjes ngre shqetësime, pasi detajet kanë më shumë rëndësi se dispozitat.

Ai ka theksuar se, pikëpyetje mbeten lidhur me programin e pasurimit të uraniumit, zgjatjen e lehtësimit të sanksioneve dhe rihapjen në praktikë të Ngushticës së Hormuzit.

“Po të ishte një marrëveshje e madhe, atëherë do të ishte publikuar. Për mendimin tim, kjo tregon se publiku duhet të dijë vetëm kaq”, ka shtuar Bolton.

Më tej, ai ka hedhur poshtë deklaratat e Shtëpisë së Bardhë se, lidershipi iranian ka ndryshuar tërësisht pas sulmeve amerikano-izraelite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026