Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Alma Lama: Nuk i duhen dhënë kompetenca ekzekutive Serbisë
Ish-ambasadorja, Alma Lama tha në Euronews Albania se deklarata e ambasadorit Kosnett parimisht është në rregull duke qenë se është një marrëveshje ndërkombëtare, por sidoqoftë nuk i duhen dhënë kompetenca ekzekutive Serbisë.
Ajo theksoi se nuk duhet të krijohet një nivel i tretë pushteti, i cili do të ndërhynte në qeverinë e Kosovës në të gjitha aspektet.
“Në vitin 2013 Kosova ka firmosur për krijimin e një asociacioni të komunave serbe, mirëpo çështja është te kompetencat. Cilat janë kompetencat që do të ketë ky asociacion,” – tha Lama teksa theksoi se do të jetë e vështirë që Kosova t’i shmanget atij premtimi pavarësisht se sipas kryeministrit Kurti kjo bie ndesh me Kushtetutën.
Ish-ambasadorja ishte e mendimit se do të ketë shumë kreativitet në bisedime për të gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa u shpreh se qëndrimi i vendosur i Albin Kurtit në këtë çështje për të mos dhënë kompetenca që tejkalojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovë, është shumë pozitiv.
“Unë shoh një rritje të presionit ndërkombëtar mbi Kosovën, ndërkohë që shoh që nga ana tjetër sikur është pranuar dhe kërkesa e Serbisë që edhe asaj i takon diçka,” – u shpreh Lama.
Sipas saj në këtë situatë, Kurtit do t’i duhet të fusë në ekipin e tij edhe ekspertë ndërkombëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadori Kosnett: Kosova e ka detyrim të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe
- Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan: Nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta