Marrëveshja e Kumanovës, preludi që i dha fund dhimbjeve të popullit shqiptar të Kosovës

12 Qershor 2020 | 05:48

Në këtë objekt 21 vite më parë do të fillonte kapitullimi i regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë. Më 6 qershor të vitit 1999, përfaqësues të NATO-s dhe të ushtrisë serbe filluan bisedimet pikërisht në lokalin “Evropa 93” në Bllacë, për marrëveshjen që u firmos më pas në Kumanovë më 12 qershor.

Pronari i lokalit Ramadan Sadiku rrëfen kujtimet e bisedimeve historike, që i ka përjetësuar me disa fotografi e faqe gazetash në murin e restorantit.  

“Më 6 qershor të vitit 1999, NATO-ja me gjeneralin Mike Jackson e gjetën vendin më strategjik për zhvillimin e bisedimeve në këtë lokal. Kur erdhi te propozimi i disa pikave që ka propozuar NATO në atë kohë, atëherë delegacioni serb nuk i pranonte. Filluan bisedimet të acarohen, të acarohen aq tepër saqë unë ndonjëherë mendoja se do të vije deri te përleshja”, tha ai.

Sadiku thotë se ka qenë njeriu i vetëm civil dhe shqiptari i vetëm në dhomën ku mbaheshin negociatat.“Unë jam i vetmi shqiptar që kam marrë pjesë në këto biseda, por në mënyrë indirekte, si pronar i lokalit. I kam përcjellë bisedat prej fillimit deri në mbarim dhe e di se çfarë biseda janë bërë dhe si kanë qenë të tensionuara”,  u shpreh ai.

Pronari kujton se qindra gazetarë nga e gjithë bota kishin mbushur oborrin e restorantit të tij, në pritje të informatave nga bisedimet.

“Media nga të gjitha anët e botës ka pas këtu. Nuk kishin vend ku të rrinin. Gazetarët nuk kanë lëvizur nga këtu, natë e ditë këtu kanë qenë prezentë. Sidomos mund të përmend CNN, BBC, Euronews, këto shtëpitë me famë botërore, që i njeh bota. Ato non-stop kanë qenë këtu”, tha ai.

Nga kjo perspektivë, Sadiku thotë se realiteti i sotëm në Kosovë dallon shumë nga vizioni i tij për këtë vend para 21 vitesh, kur u arrit çlirimi përfundimtar nga Serbia.

“Kur kam pa se si u aktivizuan trupat e NATO-s të futen në Kosovë, atëherë kam menduar se Kosova tani u çlirua dhe populli shqiptar do të jenë shumë të lirë dhe shumë të kënaqur. Nuk e kam besuar këtë që shoh sot. Sot aq shumë kam dëshpërim, aq shumë kam trishtim, nuk e di si ta shpreh. Kur i shoh njerëzit në mjerim, me skamje, kur e shoh shtetin se nuk funksionon si shtet demokratik”, shtoi ai. 

Pronari i lokalit shprehet i zhgënjyer edhe për neglizhencën e autoriteteve ndaj këtij objekti me vlerë historike. Ai thotë se as Qeveritë e Kosovës e Maqedonisë së Veriut, por as institutet e historisë nuk kanë shprehur interesim për objektin. Të vetmit që e përkujtojnë çdo vit, janë poetët e organizuar nga shoqata e poetëve “ABC poetike”, me takimet e tyre tradicionale. Lokali gjendet pak metra brenda kufirit të Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar Bllacë. Deri sa aty brenda zhvilloheshin bisedime, mijëra refugjatë kosovarë ishin strehuar në afërsi, të larguar nga vatrat e tyre si pasojë e terrorit serb.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026