Marrëveshja e Uashingtonit shkakton debat mes Kurtit dhe Hotit

7 Korrik 2021 | 16:33

Albin Kurti dhe paraardhësi i tij, Avdullah Hoti kanë replikuar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar nga z. Hoti.

Sipas z. Kurti, kjo marrëveshje shërbeu për t’i hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë presidentit serb Vuçiç, si dhe e izoloi Kosovën duke bërë që të mos anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

“Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jugosllavi, ministrin e Informatave të Millosheviçit ta mirëpresë pa ia shtruar paraprakisht qilimin e kuq, pikërisht dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm”, u shpreh z. Kurti.

Albin Kurti foli edhe për fizibilitetin e Ujmanit, që ka dalë nga marrëveshja e 4 shtatorit ku bëhet fjalë për ndarjen dhe shfrytëzimin me Serbinë të liqenit të Ujmanit. Z. Kurti theksoi se “do t’i përdorin të gjitha argumentet për këtë pasuri natyrore të Kosovës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026