Marrëveshja me Moskën, qindra ukrainas rikthehen në tokën e tyre

22 Shtator 2022 | 15:38

Qindra ushtarë ukrainas dhe rusë janë kthyer në tokën e tyre pas një marrëveshjeje mes Moskës e Kievit për të shkëmbyer të burgosurit.

Ukraina bën me dije se ka rikthyer në vend 215 ushtarë, ndërsa i ka dorëzuar Rusisë 55 të tillë, përfshirë politikanin pro-Moskës, Viktor Medvedchuk.

Midis ushtarëve  që u kthyen në Ukrainë ishin edhe ata që luftuan për javë të tëra në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariopolit, përpara se të dorëzoheshin tek rusët. Të liruarit nga burgu do të qëndrojnë në Turqi “në siguri totale dhe kushte të rehatshme” deri në fund të luftës.

Gjithashtu u çlirua një grup luftëtarësh të huaj që kishin luftuar në anën e Ukrainës. Ndalesa e tyre e parë ishte në Arabinë Saudite, e cila  negocioi lirimin e tyre.

Kievi e cilësoi shkëmbimin më të madh të realizuar që nga koha kur Rusia nisi pushtimin në 24 shkurt.

Presidenti Zelensky falenderoi Turqinë dhe Arabinë Saudite që ndihmuan në këtë proces.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026