Marrëveshja me Serbinë, Kurti prezanton 4 qëndrimet e tij, Von der Leyen: Palët të takohen sa më shpejt
Kur pritet që në 25 korrik të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi katër qëndrimet e tij për ecjen përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u shpreh se dialogu mes dy vendeve nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Ai tha se dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Si pikë të dytë, ai ka përmendur një marrëveshje që ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Ndërsa, si pikë të katërt Kurti nënvizoi se “pavarësia e Kosovës është kompromis i shpallur 13 vite më parë”.
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mirëpriti zotimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u angazhuar në këtë proces, të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian.
Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës bën me dije se Kurti ka marrë një letër nga shefja e ekzekutivit evropian, në të cilën ajo e ka konsideruar thelbësore mbajtjen e takimit të ardhshëm për dialogun sa më shpejt që është e mundur.
Takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel në 15 qershor mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti ishte i tensionuar dhe palët nuk ranë dakord për asnjë çështje të prezantuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta