“Marrëveshja zgjedhore mund të prishet”, Rama paralajmëron Bashën
Me tone të ashpra Kryeministri Edi Rama i kërkoi Partisë Demokratike të ndalojë akuzat ndaj socialistëve në një kohë kur po zhvillohet një negociatë politike. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se marrëveshja e nënshkruar mund të zhbëhet shumë shpejt nëse kërkesat e opozitës vijojnë të shtohen dhe akuzat nuk ndalojnë pasi sipas kreut të ekzekutivit, tani më nuk po bëhet reformë zgjedhore por hapa prapa.
“Një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshjeje nga grisja e asaj marrëveshjeje dhe këtë fije peri duhet ta ruaj mirë Lulzim Basha dhe Peço Vasili se nuk jua kemi për borxh që të na sulmojnë çdo ditë, të akuzojnë çdo ditë, të shpifin çdo ditë”, tha Kryeministri.
Sipas Edi Ramës, kërkesat e opozitës nuk mund të plotësohen të gjitha dhe se opozita parlamentare së bashku me deputetët socialistë nuk mund të japin dritën jeshile për gjithçka.
“Mos të kujtojnë se jemi noterë të çdo teke edhe të çdo kohe që ju vendosni”, tha ai gjatë fjalës në Parlament.
Kryeministri u kujdes që të tregonte se kush është i madhi, dhe se maxhorancës nuk mund t’i imponojnë kushte, as nga opozita parlamentare.
“As nuk mund të na impononi gjë, as të mos na kërcënoni, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe, PS vetëm e tundoni që të tregojë se sa të vegjël jeni, ju dhe ata bashke”, sfidoi Rama.
Për sa i përket përbërjes së KQZ-së, kreu i qeverisë theksoi se ajo do të jetë e depolitizuar duke hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve politik.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta