‘Marrëveshja në dobi të rajonit’, Stoltenberg: Jo veprime që do të minonin dialogun Kosovë-Serbi

2 Korrik 2021 | 08:43

Arritja e një marrëveshjeje që do të normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të ishte në dobi të të gjithë rajonit të Ballkanit, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite të zhvilluar të enjten në Prishtinë.

Pas takimeve të zhvilluara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e misionit të KFOR-it, shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka nënvizuar se organizata do të vijojë të japë kontributin e saj për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt.

“NATO është këtu për të qëndruar. KFOR-i ndodhet në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet. Ne i përkrahim fuqishëm përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Jemi këtu prej shumë vitesh dhe ndihemi përgjegjës për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe gjithë rajonin”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Ndër të tjera, Stoltenberg vlerësoi faktin që autoritetet kosovare vijojnë t’i përmbahen marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi dhe e kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që forcat e sigurisë së Kosovës të mos ndërmarrin misione në veri të vendit, pa konsensusin e KFOR-it.

“E kemi diskutuar këtë çështje. Mirëpres faktin që autoritetet kosovare vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2013, që FSK-ja të mos veprojë në veri pa një akord paraprak me KFOR-in. Kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur balancën dhe për të shmangur çfarëdo lloj gjëje që do të minonte mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje politike përmes procesit të dialogut”, tha ai më tej.

Sa i takon anëtarësimit të Kosovës në NATO, Stoltenberg u shpreh se kjo çështje varet nga qasja e 30 vendeve anëtare të Aleancës dhe duke marrë parasysh faktin se vendi nuk njihet ende nga 5 shtete të BE-së, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vijojë reformat e nisura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026