Marrëveshja në Uashington, Kurti e quan një grumbull pikash. Reagojnë Tahiri dhe Haxholli

1 Maj 2021 | 12:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, edhe pse ditë më parë departamenti i Shtetit Amerikan tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Kreu i ekzekutivit këtë marrëveshje vazhdon ta shoh si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lere.

“Nuk mendoj se është menduar që të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet ta shohim, si  një grumbullim pikash dhe jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh Kurti.

Këtë qëndrim të Kurtin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, i pari i qeverisë shpeshherë i ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen e tij në pushtet.

Implementim të kësaj marrëveshje po kërkon anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila thotë, se zotimet e Uashingtonit po mbështetën edhe nga administrata Biden.

“Ajo marrëveshje i dha një energji të shtuar edhe SHBA-së, por edhe BE-së që të vendosë në pozitë me prioritare dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Teuta Sahatqija.

Qëndrim prapa marrëveshjes së Uashingtonit, qeverisë Kurti po i kërkon edhe Violeta Haxholli nga KDI.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kanë nënshkruar një dokument të zotimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026