Marrëveshja për Butrintin, Meta: Kuvendi s’duhet të votojë symbyllur
Presidenti Ilir Meta deklaroi se Kuvendi nuk duhet të votojë symbyllur sa i përket marrëveshjes për Parkun e Butrinit.
Për Euronews Albania, Meta u shpreh se nuk asnjë arsye që të paragjykojë vendimmarrjen e Kuvendit.
“Qëndrimet e mia si president i republikës kanë qenë shumë të qarta në mbrojte të trashëgimisë tonë kulturore dhe kombëtare si çështja e teatrit dhe çështja për të cilin po diskutojmë. Unë besoj se relacioni është shumë solid, shumë i mirë-argumentuar. Dëshiroj që për një çështje kaq të rëndësishme, Kuvendi të mos votojë sy mbyllur po t’i hapë sytë mirë dhe nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimmarrjen e tij”, u shpreh kreu i shtetit.
Pak javë më parë, Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit.
Më herët, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Edhe grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta