Marrëveshja SHBA-Iran: 14 pikat kryesore të draftit
Një draft i një marrëveshjeje 14-pikëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i siguruar nga CNN, përshkruan kushtet e një armëpushimi të mundshëm dhe një kornizë të gjerë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Dokumenti ende nuk është finalizuar dhe sipas zyrtarëve amerikanë nuk përfaqëson versionin përfundimtar të marrëveshjes, por ai jep një pasqyrë të detajuar të negociatave që pritet të finalizohen brenda 60 ditëve.
Më poshtë janë 14 pikat kryesore të draftit:
1.SHBA dhe Irani shpallin armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në të gjitha frontet dhe zotohen të mos ndërmarrin veprime armiqësore ndaj njëri-tjetrit.
2.Të dy vendet angazhohen të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
3.Palët bien dakord të negociojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve, me mundësi zgjatjeje me konsensus.
4.SHBA angazhohet të heqë bllokadën detare dhe të mos pengojë lëvizjen e Iranit, si dhe të tërheqë forcat ushtarake brenda 30 ditëve pas marrëveshjes finale.
5.Irani merr përsipër të normalizojë lëvizjen e anijeve tregtare në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke përfshirë heqjen e pengesave teknike dhe neutralizimin e minave.
6.SHBA dhe partnerët rajonalë angazhohen për një plan zhvillimi ekonomik për Iranin me financim minimal prej 300 miliardë dollarësh.
7.SHBA premton heqjen graduale të të gjitha sanksioneve, përfshirë ato të OKB-së, IAEA-s dhe sanksionet dytësore amerikane.
8.Irani deklaron se nuk do të prodhojë kurrë armë bërthamore, ndërsa çështjet e uraniumit të pasuruar do të zgjidhen në marrëveshjen finale.
9.Të dy palët bien dakord të ruajnë status quo-në: Irani nuk ndryshon programin bërthamor dhe SHBA nuk vendos sanksione të reja apo nuk rrit praninë ushtarake.
10.SHBA lëshon leje për eksportin e naftës iraniane, produkteve petrokimike dhe shërbimeve të lidhura si transporti dhe sigurimet.
11.SHBA angazhohet të çlirojë fondet dhe asetet e ngrira të Iranit dhe t’i bëjë ato plotësisht të përdorshme.
12.Palët krijojnë një mekanizëm zbatimi për të mbikëqyrur marrëveshjen dhe angazhimet e ardhshme.
13.Pas fillimit të zbatimit të disa pikave kryesore, palët vazhdojnë negociatat vetëm për pjesën e mbetur të marrëveshjes finale.
14.Marrëveshja përfundimtare do të miratohet përmes një rezolute detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Dokumenti konsiderohet një kornizë politike paraprake dhe jo tekst përfundimtar, ndërsa disa pjesë të tij mund të ndryshojnë gjatë negociatave të ardhshme mes palëve.
BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
Ministri Araghchi bisedë telefonike me homologun kinez, në fokus marrëveshja me SHBA-në
Trump për zhbllokimin e aseteve të Iranit: Nuk janë paratë tona
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 20:37 Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala
- 20:35 “Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)
- 20:19 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
- 20:18 Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime
- 20:18 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit dalin në protestë (VIDEO)