Marrëveshja Shqipëri- Kosovë, eksperti i ekonomisë: Takimet po ngelin nën hijen e një spektakli mediatik

1 Tetor 2020 | 06:30

Në një intervistë për Euronews Albania, Safet Gerxhaliu, ekspert ekonomie foli rreth marrëveshjeve Shqipëri- Kosovë duke thënë se fillimisht mbështet iniciativat e dy qeverive për takime.

Ai u shpreh i shqetësuar se këto takime po ngelin thjesht nën hijen e një spektakli mediatik dhe implementimi i këtyre marrëveshjeve po ngelet thjeshtë dëshirë ose dekor zyrtar.

“Besoj se është koha që nga një dialog i papërmbajtur duhet të kalohet në një substancë këto marrëveshje të implementuara. Jemi dy ekonomi jo kundërshtare por komplementare”,- theksoi ai.

Sipas tij edhe në Kosovë edhe në Shqipëri humben pas hijeshimit të të kaluarës dhe harrohet ndërtimi i të ardhmes .

Pyetur rreth qëndrimit të tij se çfarë nuk ka funksionuar në zbatimin e marrëveshjeve  ai ju referua të gjitha marrëveshjeve të mëpëreparshme më shumë si një presion ndërkombëtar sesa si gatishmëri dhe vullnet.

Ndërkaq sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit z. Gerxhaliu e cilësoi si të pakontestueshme dhe mbi të gjitha një marrëveshje nga e cila nuk përfiton vetëm Kosova dhe Serbia por gjithë rajoni.

Eksperti i ekonomisë sqaroi se të gjitha marrëveshjet i përcjell një burokrati dhe një mosbesim duke sjellë në vëmendje dhe ironinë që ka mes marrëveshjeve Shqipëri- Kosovë pasi sipas Safet Gerxhaliut më lehtë bashkëpunohet me vendet e tjera se me njëri- tjetrin.

“Nuk mund të mbështetet dhe zhvillohet bashkëpunimi ekonomik vetëm në turizëm, në sezonin e dimrit dhe të verës. Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë ka mundësi të tjera, duhet nga një rrafsh vertikal të kalohet në atë horizontal dhe për këtë duhet definitivisht të depolitizohet bashkëpunimi ekonomik”,- theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026