Marrëveshje BE-Britani, zgjidhen përplasjet mbi protokollin e Irlandës së Veriut

27 Shkurt 2023 | 22:25

Brexit është sërish në fokus, këtë herë sepse ka një marrëveshje. Pas muajsh negociatash të dhimbshme, BE dhe Britania kanë arritur një akord mbi Protokollin e Irlandës së Veriut.

Protokolli në fjalë lejon që mallrat të lëvizin përtej kufirit me Irlandën e Veriut dhe Republikës së Irlandës pa ndonjë kontroll.

E pranishme të hënën në Londër për të nënshkruar marrëveshjen, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se i ashtuquajturi “Modeli Windsor” do të mundësojë një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

“Ky model i ri do të na lejojë të hapim një kapitull të ri. Ai ofron zgjidhje afatgjata të cilat besojmë se do të jenë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve në Irlandën e Veriut. Zgjidhje i përgjigjen direkt shqetësimeve që ata kanë ngritur”, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Në bazë të rregullave aktuale, mallrat kontrollohen në portet në Irlandën e veriut me të mbërritur nga Mbretëria e Bashkuar, pas të cilave mund të lëvizin në Republikën e Irlandës. Propozimet e reja do të krijojnë dy korsi të ndryshme.

Mallrat e destinuara vetëm për Irlandën e Veriut do të udhëtojnë përmes një korsie të gjelbër, ku nuk do të ketë kontrolle. Ndërsa mallrat për Irlandën dhe BE-në përmes një korsie të kuqe, ku kontrollet do të zbatohen.

Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi gjithashtu një mekanizëm të ri që do t’i lejojë Parlamentit të Irlandës së Veriut të vendosë veton ndaj ndryshimit të rregullave mbi produktet evropiane.

“Kjo do të caktojë një proces të qartë përmes të cilit Parlamenti mund të bëjë një shkëputje emergjente për ndryshimet e rregullave për mallrat e BE-së, që do të kishin efekte të forta dhe afatgjata në jetën e përditshme. Nëse shkëputja bëhet, atëherë qeveria jonë do vendosë veton”, theksoi Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të ketë megjithatë fjalën e fundit në përplasjet e mundshme mes BE-së dhe Britanisë.

Çështja tani është nëse ky akord do të kënaqë ligjvënësit e linjës së ashpër në Partinë Konservatore britanike dhe Partisë së Unionit Demokrat në Irlandën e Veriut, që kërkonin heqjen e juridiksionit të gjykatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026