“Marrëveshje për të vrarë drejtësinë”, Rama mbështet Yuri Kim: Ferri është bosh, djajtë janë këtu
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ngriti dyshime të forta për një marrëveshje pas krahëve mes politikanëve për të “vrarë” siç tha ajo reformën në drejtësi.
Shefi i qeverisë komentoi në postimin e diplomates amerikane në “Twitter”, ndërsa mbështet shqetësimin e saj.
Rama citon një thënie të William Shakespeare, në të cilën thuhet se: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.
Ai mbështet shqetësimin e ambasadores e cila pohoi se reforma në drejtësi është e dhimbshme, e ngadaltë, por me rëndësi për ecurinë e Shqipërisë.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në një reagim në Twitter.

Lexoni gjithashtu:
Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta