Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës
Kina ka sinjalizuar të premten se do të miratojë eksportin e mineraleve të rralla të tokës në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në bisedimet tregtare mes dy fuqive botërore. Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë njoftuan arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Mineralet e rralla – të domosdoshme për prodhimin e elektronikës së avancuar, automjeteve elektrike dhe teknologjisë ushtarake – ishin kthyer në një pikë tensioni në marrëdhëniet tregtare Kinë-SHBA, ndërsa përshkallëzimi i tarifave kërcënonte të ndikonte seriozisht në zinxhirët globalë të furnizimit.
“Kina do të miratojë kërkesat për eksport të artikujve të kontrolluar që plotësojnë kushtet në përputhje me ligjin. Shtetet e Bashkuara do të anulojnë një sërë masash kufizuese të marra kundër Kinës në përputhje me rrethanat”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Tregtisë së Kinës, në përgjigje të një pyetjeje mbi përshpejtimin e eksporteve drejt SHBA-së.
Deklarata pason komentet e presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, të enjten, ku konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe.
Marrëveshja vjen pas javësh negociatash intensive dhe duket se formalizon një mirëkuptim paraprak të arritur në fillim të muajit në Londër. Sipas burimeve, në atë kohë, SHBA kishte theksuar se marrëveshja duhej të miratohej nga presidenti Trump dhe lideri kinez Xi Jinping.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane