Marrja e të dhënave të llogarisë bankare të Melonit, reagon kryeministrja italiane
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një interviste për “Canale 5”, foli mbi hakimin e llogarisë së saj bankare nga një ish-punonjës i bankës Intesa San Paolo. Ajo sugjeroi se ekziston një treg i paligjshëm informacioni, ku zyrtarë publikë dhe privatë sigurojnë dhe shesin të dhëna sensitive, me mundësi që këto të përdoren për shantazh.
Meloni theksoi se financat e saj janë hetuar më parë dhe nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme. Ajo shtoi gjithashtu se viktima të përgjimeve të tilla bankare janë shpesh politikanët e djathtë dhe sugjeroi se mund të ketë grupe presioni që synojnë të largojnë ata që nuk mund të manipulohen. Sipas saj, këto përpjekje nuk do të kenë sukses.
“Janë mijëra persona që janë viktima të këtyre përgjimeve të paligjshme bankare. Nëse më pyesni pse, për sa u përket politikanëve, janë thuajse të gjithë të qendrës së djathtë. Do të përgjigjem se në gjithë këtë dramë ka një lajm të mirë: që më kanë kaluar jetën me skaner dhe nuk gjetën asgjë. Kjo, ndoshta, është arsyeja pse jam aq shumë e pakompleksuar nga kjo histori. Ndoshta ka grupe presioni në vendin tonë. Këto grupe nuk duan të pranojnë që në qeveri ëhstë dikush që nuk i nënshtrohet presionit, që nuk mund të bëhet objekt shantazhi dhe mundohen, ndoshta, ta heqin me mënyra të tjera. Por kam frikë se nuk do të kenë sukses”, nënvizoi Meloni.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta