Marsi muaji me vdekshmërinë më të lartë, numri i fataliteteve u dyfishua në krahasim me një vit më parë

12 Prill 2021 | 08:13

Marsi konsiderohet muajin me vdekshmërinë më të lartë në vendin tonë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i vdekjeve u dyfishua.

Sipas të dhënave paraprake nga gjendja civile, që referojnë aktet në mars 2021 kishte rreth 3900 fatalitete në vend. Në shkurt 2021 u regjistruan rreth 3500 akte vdekje dhe në janar rreth 2.800.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 10.200 vdekje, me një rritje prej 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është tremujori më fatal, të paktën që nga viti 1990 kur raportohen të dhënat.

Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në 12 muaj, nga prilli 2020 në mars 2021, gjithsej në vend janë regjistruar rreth 32.200 jetë të humbura, nga 21.7 mijë në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026