“Marvel” pushon nga puna aktorin e njohur, i dënuar për dhunë ndaj partneres së tij

19 Dhjetor 2023 | 14:50

Ylli i filmave Marvel, Jonathan Majors, u dënua për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij, koreografes Grace Jabari, gjë që bëri që studioja të anulonte bashkëpunimin e mëtejshëm me të.

Gjykata konstatoi se pas sulmit të Majors në mars të këtij viti, Jabari kishte thyer gishtin, mavijosje në trup, prerje pas veshit dhe dhimbje të forta, për të cilat aktori përballet me një vit burg. Dënimi i tij do të përcaktohet në seancën e 6 shkurtit.

Jonathan Majors fitoi famë në Hollywood me rolin e tij në filmin “The Last Black Man in San Francisco”, i cili u vlerësua nga publiku dhe kritika, dhe pati një shans në dramën luftarake të Spike Lee “Da 5 Bloods” në të cilën ai luajti me Chadwick Boseman.

Ai tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë me rolin e tij në serialin e HBO “Lovecraft Country” dhe më pas me Michael B. Jordan në filmin “Creed III”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026