Masakër në Teksas, agresori i armatosur vret fqinjët e tij në Klivlend

30 Prill 2023 | 16:26

Një person ka vrarë fqinjët e tij në Teksas të Shteteve të Bashkuara, pas një debati të zhvilluar me ta për praktikimin e armëve të zjarrit.

Sipas të dhënave të policisë vendase, agresori qëlloi me një armë gjysmë automatike duke u marrë jetën 5 personave, mes të cilëve një fëmijë 8-vjeçar.

Episodi u verifikua në qytetin e vogël Klivlend, në veri të Hjustonit. Viktimat janë të gjithë emigrantë nga Hondurasi.

Mes tyre janë edhe dy gra, të cilat u gjetën të shtrira mbi trupat e dy fëmijëve, që i kanë mbijetuar tragjedisë.

I dyshuari, një emigrant nga Meksika i identifikuar si Francisco Oropez, 38 vjeç është ende në arrati dhe dyshohet se është i armatosur.

Policia po përdor dronë dhe qen në kërkimet për të dyshuarin, që besohet se po fshihet në një pyll që ndodhet pranë qytetit.

Hetuesit besojnë se viktimat i kishin kërkuar 38-vjecarit të mos praktikonte më përdorimin e armëve të zjarrit pasi po përpiqeshin të vinin fëmijët në gjumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026