Masakra me 3 viktima në Klos, vëllai i autorit: Mes familjeve mund të lind hasmëria

13 Tetor 2022 | 14:19

Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos është shprehur se mes dy familjeve ku humbën jetën tre persona mund të lind hasmëria.

“Ndodhën gjithë këto gjëra, vajza humbi babanë, u bënë viktimat. Mund të ndizet hasmëria”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Mjeshtri u shpreh se mbesa e tij ka qenë para dy ditësh në spital dhe se gjendja e saj mund të përkeqësohet edhe më shumë pas masakrës që ka ndodhur.

Xhaxhai tha se vajza kërcënohej me publikim fotosh nga Kenado Shira.

Ai rrëfeu se para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ka takuar Kenado Shirën dhe babain e tij dhe u ka thënë, që duhet të merrnin vajzën për nuse, që ky muhabet të mbyllej, por mesa duket për këtë gjë nuk është rënë dakord dhe konflikti i tyre ka përfunduar deri në vrasje.

Si ndodhi ngjarja me 3 të vdekur në Klos:

Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.

Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Danjel Hasulës dhe Eglantin Hasulës.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Danjel dhe Eglantin Hasula.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.

Dy vëllezërit e Mjeshtrit u arrestuan nga policia dhe më pas u lanë të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026