Masakra në Itali, mes viktimave shoqja e kryeministres Meloni
Tre gra, përfshirë një shoqe të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, mbetën të vrara kur një person qëlloi me armë zjarri në një kafene të Romës, duke plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Njerëzit ndodheshin në kafene në kuadër të një mbledhjeje të banorëve të një blloku pallatesh. Roberto Gualtieri, kryebashkiak i Romës, e cilësoi ngjarjen si një “episod të rëndë dhune”.
I dyshuari si autor i agresionit, një 57-vjeçar, është arrestuar. Ai ka një histori të gjatë problemesh me fqinjët e tij dhe me komisionin që administron rezidencat.
Kryeministrja Meloni e identifikoi një nga viktimat si shoqen e saj Nicoletta Golisano, ndërsa dy viktimat e tjera ishin Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio.
Në një postim në Facebook, ku i bënte ngushëllimet familjes Golisano, Meloni u shpreh se do ta kujtojë gjithmonë mikeshën e saj si një person që ishte gjithmonë e bukur dhe e lumtur.
“Nicoletta ishte një nënë e përkushtuar, një mikeshë e sinqertë, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Ajo nuk meritonte të vdiste kështu”, shkroi Meloni.
Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes treguan se agresori kishte hyrë në kafene paraditen e së dielës duke bërtitur “do t’ju vras të gjithëve”, përpara se të hapte zjarr.
Sipas mediave italiane, ai u neutralizua nga persona të tjerë të pranishëm përpara se të prangosej nga policia.
Ndërkohë, 4 personat e plagosur janë dy gra dhe dy burra, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit