Masat anti-COVID detyrojnë shtyrjen e nisjes së sezonit të ri në Formula 1
Masat kufizuese të vendosura në Kinë dhe Australi kanë detyruar Formulën 1 që të shtyjë nisjen e sezonit të ri.
Në kalendarin provizor të miratuar në nëntor 2020, garat qenë vendosur të nisnin më 19-21 mars me Çmimin e Madh të Australisë, mirëpo situata e pandemisë ka bërë që sezoni të vijojë direkt me garën e dytë, atë të 26-28 marsit në Bahrejn.
Gara australiane është shtyrë për në datat 19-21 nëntor, ndërkohë që në kalendar është spostuar edhe Çmimi i Madh i Kinës. Në datat 16-18 prill, ku qe parashikuar kjo garë është vendosur gara e Imolas në Itali.
Federata Botërore e Automobilizmit dhe organizatorët e Formulës 1 u shprehën të kënaqur me faktin që pavarësisht ndryshimeve numri total i garave për sezonin e ardhshëm nuk ka ndryshuar.
Sidoqoftë mbetet për t’u konfirmuar gara e tretë e kalendarit Çmimi i Madh i Portugalisë, i parashikuar për t’u zhvilluar më 2 maj.
Entuziazëm ndërkohë ka nxitur lajmi i konfirmimit të Imolas, e cila ka mirëpritur gara për 27 vite radhazi prej vitit 1980, mirëpo prej nëntorit 2006 e deri nëntorin e vitit të kaluar nuk pati zhvilluar gara.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta