Masat anti-covid zbrazin sheshet dhe rrugët e Prishtinës
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bën pjesë në mesin e dhjetë komunave, të cilat prej orës 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të kenë kufizim në lëvizje.
Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit duken të zbrazura mbrëmjen e kësaj së premteje menjëherë pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturës “Ora Policore”.
Kufizim të lëvizjes do të ketë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Kosova Press raporton se orar i njëjtë do të jetë edhe për kufizimin e hyrje-daljeve brenda territorit të Prishtinës.
Kryeqyteti bën pjesë në “zonën e kuqe”, dhe konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19.
Autoritetet në Kosovë njoftuan sot se 13 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa nga 2056 teste të kryera, 963 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të enjten pasi vizioi Klinikën Infektive në Prishtinë se situata me pandeminë e Covid-19 është serioze, ndërsa garantoi se strukturat po bëjnë përpjekje maksimale për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Bashkë me ministrin do të jemi këtu në vizita të rregullta dhe do të bëjmë të pamundurën që të gjithë pacientët të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, u shpreh ai.
Masat anti-covid zbrazin sheshet dhe rrugët e Prishtinës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta