Masat e COVID në Greqi, rihapen parukeritë e libraritë, vijon shtetrrethimi

11 Dhjetor 2020 | 11:45

Autoritetet greke kanë vendosur që gjatë festave të fundvitit të lehtësojnë në mënyrë të kufizuar masat anti-COVID-19.

Duke nisur nga e hëna do të rihapen parukeritë dhe libraritë, dyqanet me pakicë do të vijojnë me shërbimin e porositë online.

Kishat do të hapen vetëm në Ditën e Krishtlindjes dhe Epifanisë me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse. Udhëtarët që fluturojnë në Greqi nga 18 dhjetor – 7 janar do të duhet të hyjnë në një karantinë të detyrueshme 3-ditore si dhe të paraqiten me një test të shpejtë anti-gjeni në aeroport dhe të kenë  një test negativ PCR.

Nga 13 dhjetor deri në 7 janar,  shtetrrethimi në të gjithë vendin do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit. Lëvizja lejohet vetëm me lejen e qeverisë, e cila mund të dërgohet me mesazh.

Një lehtësim i tillë i masave u mor teksa autoritetet bën me se numri i pacientëve të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv po zvogëlohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026