Masat e reja kufizuese, Silva Bino: Janë të nivelit mesatar, efektet pas dy javësh
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, komentoi për Euronews Albania masat e reja të vendosura së fundmi kundër pandemisë së COVID-19 si dhe menaxhimin që po i bëhet situatës në spitale.
Bino i cilësoi “me intensitet jo të lartë” masat e reja kufizuese, të cilat duke nisur nga e mërkura ora 22:00 do të kufizojnë lëvizjet e qytetarëve dhe aktivitetet e bareve dhe restoranteve për 8 orë deri në 06:00.
“Natyrisht këto masa do të kenë ndikim në lidhje me numrin e rasteve pasi do të kufizojnë transmetimin te të rinjtë kryesisht, te ata pra që i frekuentojnë baret pas orës 22:00,” – tha Bino.
E pyetur se sa efektive kjo masë, Bino u përgjigj duke ripërsëritur se “masat janë me nivel mesatar” dhe “nuk do ta parandalojnë krejtësisht transmetimin”, por “do ta kufizojnë”.
Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP u shpreh se efektet reale të masave të reja do të mund të shihen pas dy javësh.
Gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu, Bino iu shmang diskutimit konkret për rastet e vetëvrasjeve në spitalet që trajtojnë të sëmurët me COVID-19, por siguroi se në këto spitale ka mjaftueshëm psikologë dhe staf të kualifikuar.
“Ka persona që mund të shtrohen me gjendje depresive, ndaj ka psikolog dhe staf të shtuar për të vlerësuar gjendjen psiko-emocionale të pacientëve, por jo gjithmonë kjo është e mundur, kryesisht kjo duhet të mënjanohet dhe duhet të vlerësohet rast-pas-rasti,” – u shpreh Bino duke iu shmangur pyetjeve konkrete për rastet e vetëvrasjeve.
Bino mori si shembull rastin personal, ku tha se qe shtruar në Spitalin Infektiv, për të thënë se ka mjaftueshëm personel shëndetësor dhe psikologë në spitale.
“Po ka psikologë, kam qenë vetë e shtruar në Spitalin Infektiv, mund të flas për këtë, dhe psikologët më vinin për ditë, pavarësisht nevojës që mund të kisha apo jo unë,” – u shpreh Bino, teksa më vonë theksoi faktin se “ia besoi trajtimin e COVID-19 kolegëve të saj në spitalin publik të QSUT-së”.
E pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu nëse mungon ndonjë gjë në spitalet shqiptare, pasi shumë qytetarë po zgjedhin t’i drejtohen Turqisë për mjekime, Bino u përgjigj se “spitaleve tona nuk u mungon asgjë”.
“Mendoj se spitalet tona i kanë të gjitha barnat që duhet për trajtimin e COVID-19,” – u shpreh Bino.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta