Masat kufizuese, deputetja e AAK-së Albena Reshitaj: Kundër mbylljes së plotë, ka ende mundësi për masa të ndërmjetme

11 Nëntor 2020 | 21:24

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albena Reshitaj sqaroi për Euronews Albania pikat mbi të cilat u kundërshtuan masat e reja të qeverisë ndaj COVID-19.

“Është arritur një dakordësi që të mos shkohet në mbyllje totale, por të ketë vetëm masa shtesë që të garantojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe garantojnë një pjesë të ekonomisë që të vijojë, masat janë ndarë në zonat në bazë të rrezikshmërisë së infektimit, prandaj ne si AAK kemi reaguar që të mos shkojmë në mbyllje totale, pasi mendojmë se ende ka kohë dhe se mund të shfrytëzohen të tjera masa alternative që mund ta shmangin mbylljen totale,” – u shpreh Reshitaj.

Deputetja e AAK-së theksoi se qeveria duhet të dëgjojë ekspertët e shëndetësisë dhe të mos ngutet me qasje më të forta për menaxhimin e pandemisë. Reshitaj e cilësoi të saktë sjelljen e mëpasshme të qeverisë për t’i aplikuar masat vetëm në zonat më problematike.

E pyetur nëse do të arrihet në një marrëveshje për zgjedhje ne presidentit të ri të Kosovës, Reshitaj tha se vëmendja kryesore e politikës është te çështja e gjyqit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Zgjedhja e presidentit nëse do të jetë e përshpejtuar, do të duhet të jetë pjesë e veçantë e diskutimeve brenda spektrit politik, me rëndësi është të ruhet dinjiteti dhe vlera e UÇK-së, pasi po përpiqen ta njollosin,” – u shpreh Reshitaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026