Masat në Kosovë dhe RMV, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 sjell kufizime në disa sektorë

6 Prill 2021 | 16:54

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.

Shërbimet e gastronomisë janë detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Këtë masë e kundërshtoi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Dëmet janë të jashtëzakonshme, deri në tetor të vitit të shkuar është përllogaritur 42 për qind humbje, çka do të thotë se 11 mijë punëtorë janë larguar nga puna deri në atë kohë. Nuk kemi pasur mbështetje financiare nga qeveria dhe gastronomia është sektori që ka dëmet më të mëdha”, shprehet Arian Vranica, përfaqësues i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës.

E njëjta situatë epidemiologjike paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut, duke detyruar autoritetet që të shtrëngojnë masat. Ora policore do të hyjë në fuqi nga dita e martë prej orës 20:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Por vendimi në fjalë ka shkaktuar reagimin e odës ekonomike të RMV.

“Ndikon shumë në sektorin e turizmit që në RMV është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, në pikat turistike kjo do të thotë ndërprerje e plotë e zhvillimit ekonomik”, thotë Hajrullah Hasani, përfaqësues i Odës Ekonomike në RMV.

Sipërmarrësit ankohen se pakot ekonomike nuk janë zbatuar si duhet nga ana e qeverive përkatëse. Kjo ka bërë që shumë biznese të falimentojnë. Të vetmet shërbime në sektorin e gastronomisë që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, janë ato “delivery”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026