Masat në shkolla, nxënësit e klasave të 9-ta në Kosovë nesër i kthehen mësimit

7 Qershor 2020 | 18:34

Nxënësit e klasave të nënta në Kosovë do ti rikthehet bankave të shkollës nga dita e hënë, për të plotësuar mungesat gjatë kohës së pandemisë. Në komunën e Prishtinës thonë se kanë marrë masat dhe janë të gatshëm që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet me qëllim të ruajtjes së distancës dhe pastërtisë.

Nga 15 qershori, mësim në shkolla do fillojnë edhe maturantët. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, thotë se në bazë të udhëzimit nga Ministria e Arsimit, nxënësit e një klase duhet të ndahen në dy ambiente me qëllim të respektimit të distancës.

“Duhet ndarë klasat në gjysmë nxënës duhet të ketë në klasa aq sa mund të respektohet distanca mes tyre, duhet të sigurohen dezinfektues për nxënës dhe të gjitha sikurse në kopshte ashtu edhe në shkolla. Ne si komunë nga sot kemi  filluar ta bëjmë  një orarë që nxënësit kur vinë të kenë me orarë për tu përgatitur për lëndët që janë të përfshira në testin e Maturës dhe Arritshmërisë”, tha Shpresa Shala, drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë ka folur edhe për përgatitjet që po bëhen për testin e lirimit që pritet të mbahet më 23 qershor, si dhe atë të Maturës i cili do mbahet me 4 korrik.

“Për testin e Maturës është e planifikuar që të jenë vetëm 12 nxënës në një klasë dhe nuk besojnë që do jetë  problematik organizimi, çështja organizative por do jetë e pamenaxhueshme kontaktet e nxënësve.. ne kemi objekte shkollore të mjaftueshme për nxënësit që do i nënshtrohet testit të Maturës dhe Arritshmërisë”, shtoi znj. Shala.

Për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, si masë parandaluese, ish-qeveria e Kosovës më 13 mars ka mbyllur shkollat. Ndërsa, që nga 23 marsi i këtij viti ka nisur mësimi online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026