Masat për koronavirusin, nga nesër ndryshon ora policore

4 Janar 2021 | 09:38

Sot është dita e fundit që qytetarët do të izolohen në banesat e tyre që prej orës 20:30 të mbrëmjes.

Nga data 5 janar do të zgjatet orari i lëvizjeve, pasi do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-covid.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë gjithë ata persona që kanë lëvizur për emergjenca shëndetësore apo dhe motive pune.

Theksojmë se të gjithë ata që lëvizin jashtë kësaj fashe orari, duhet të pajisen me një autorizim në portalin e-albania.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar.

Po kështu, të gjithë personat që vijnë nga ky shtet, duhet të bëjnë karantinën 14 ditore, në kuadër të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë dhe zgjat orarin e masave kufizuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026