Mashtronin biznesmenët, në pranga tre persona, sekuestrohen 142 mijë euro në Tiranë

10 Janar 2023 | 11:51

Policia e Tiranës ka goditur pak ditë më parë një grup kriminal të që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, ku dhe ka sekuestruar 142 000 euro.

Shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Gentian Berberi, në një konferencë për mediat tha se në kuadër të operacionit të koduar “Signal” u arrestuar tre persona, konkretisht E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

“Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.”- tha Berberi.

Si u bë arrestimi i tyre: 

Të tre të arrestuarit pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026