Epidemiologia Daja shpjegon vendimin e qeverisë për maskat: Virusi qëndron në ajër më gjatë
Rovena Daja, epidemiologe në ISHP, anëtare e komitetit të ekspertëve tha se nisur nga studimet më të fundit sipas të cilave virusi qëndron për një kohë të gjatë në ajër dhe ardhja e sezonit të gripit, bëjnë që vendimi për mbajtjen me detyrim të maskës në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm, të jetë më se i drejtë dhe i domosdoshëm.
Sipas epidemiologes, jo të gjithë njerëzit janë të përgjegjshëm në rrugë dhe fakti që mund të teshtijnë përpara nesh na vë në rrezik përballë virusit, gjë që sipas saj mund ta shmangim përmes maskës.
“Mundësia për ta marrë virusin është më e madhe, ka nisur vjeshta, është rritur numri i rasteve në Shqipëri, por kemi rritje të numrave në Itali, Francë, Greqi. Ne po bëjmë një fazë parapërgatitore, kërkojmë të përdoret maska edhe në mjedise të hapura, personalisht mendoj se duhet mbajtur edhe në natyrë.
Njerëzit janë të papërgjegjshëm, teshtijnë afër teje, edhe në ambient të hapur, në park dikush teshtin para teje duke të vënë në rrezik”, tha epidemiologia.
Teksa kujtoi se nuk jemi në një situatë normale por në pandemi, znj. Daja theksoi se edhe masat e marra duhet të jenë të jashtëzakonshme.
Nisur nga kjo, sipas saj, vendimi i qeverisë i marrë pas propozimit të komitetit të ekspertëve, është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Të moshuarit duhet të kufizojnë daljet. Në rrugë më të kujdesshëm janë të moshuarit. Por kohët e fundit është rritur më shumë numri i të rinjve të prekur me COVID-19, që tregon se janë më të papërgjegjshëm. Unë them se është një vendim jashtëzakonisht i drejtë.
Dje kam parë njerëz që kishin nisur të vendosin maska, edhe në rrugë. Shpresoj që ky numër të rritet dhe brenda dy javëve mund të shohim që numrat do ulen ose të paktën nuk do ndryshojnë”, tha znj. Daja.
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta