Maska me detyrim, qytetarët: Në ambiente të caktuara s’është e nevojshme, ka kosto

12 Tetor 2020 | 11:16

Nisur nga dita e enjte vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient edhe në mjediset e jashtme. Vendimi i bërë me dije nga kryeministri Rama përcakton se për mosrespektimin e tij qytetarët do të ndëshkohen dhe gjoba do t’i shkojë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.

Euronews Albania ka intervistuar qytetarët në disa rrugë të kryeqytetit për të kuptuar qëndrimet e tyre.

Një pjesë e tyre janë shprehur skeptik.

“Jam dakord në ambientet e mbyllura, në ambientet ku ne rrimë afër njëri-tjetrit patjetër që duhet. Po ç’nevojë ka që unë ta mbaj në mes të pyllit maskën, apo ç‘nevojë ka që unë ta mbaj maskën në makinën time”,- u shpreh një qytetar.

Ndërkaq ka pasur dhe të tjerë që kanë pasur një qasje pozitive ndaj vendimit.

“Jo më pak se dy minuta dikush teshtiu dhe gati sa nuk ma hodhi në fytyrë, nuk ndan dot kush është njeriu e kush është kafsha, me gjithë respektin që duhet të kemi për qenien si njeri. Kështu që mendoj që është i drejtë si vendim”,- u shpreh një e moshuar.

Ndër shqetësimet kryesore ka qenë dhe pjesa ekonomike. Sipas qytetarëve blerja e maskave nuk është diçka që mund ta përballojë çdo familje.

“Po nuk na del buxheti të marrim pesë maska në ditë ne që jemi pesë familjarë. Na del hesapi? Nuk na del, po shumë mirë është t’i mbash s’është keq”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026