Maturantët “thyejnë karantinën”, mirëpresin kthimin në shkollë

1 Prill 2021 | 14:36

Rënia e ziles për maturantët shënoi lënien pas të mësimit online dhe rikthimin në ambientet e shkollës.

Pajisja me maskë dhe distanca fizike mbeten ende një detyrim, megjithatë në ditën e parë të mësimit nuk munguan takimet dhe përqafimet.

Të pyetur nga Euronews Albania maturantët shprehen entuziastë për zhvillimin e mësimit fizikisht në klasë, ndërsa njoftimi vetëm një ditë para, për ta ishte i papritur.

“Përderisa jemi edhe në prag të provimeve të maturës është më mirë për ne që ta bëjmë mësimin në klasë, me praninë e mësuesve, sepse kemi pasur shumë shkëputje”, tha një nxënëse.

“Mësimi në shkollë është më efektiv kjo dihet, na kishte munguar me thënë të drejtën shkolla, mjediset fizike, edhe zyshat. Vendimi ishte pak i papritur se mendonim se do vijonim dhe një javë në shtëpi”, tha një nxënëse.

“Ishte pak si e papritur se e mora vesh në minutat e fundit. Ishim me orare të reduktuara, ishin 25 minutëshe”, pohoi  një nxënës.

Dyert e gjimnazeve në 10 bashkitë e cilësuara në muajin shkurt si zona me risk të lartë të përhapjes së virusit u hapën vetëm për maturantët.

Në këto bashki mësimi do vijojë online për klasat e dhjeta dhe të njëmbëdhjeta së paku edhe për një javë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026