Maturantët në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën
Maturantët kanë protestuar sot për të dytën ditë radhazi duke bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit.
Ata kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për klasat e dymbëdhjeta.
Sipas maturantëve, pyetjet e provimit nuk ishin të hartuara në përputhje me programin mësimor dhe koha e zhvillimit të tij ishte e pa mjaftueshme.
Ata kanë përgatitur sot një draft me të gjitha problematikat që mendojnë se kishte testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke sjellë edhe pyetje konkrete, të cilat sipas maturantëve janë pakuptimta dhe thuajse të pamundura për t’iu përshtatur një alternative, dhe kanë kërkuar ta dorëzojnë këtë draft në Ministrinë e Arsimit.
Fillimisht ata nuk janë lejuar, por pas disa orësh protestë përpara ministrisë, një përfaqësi e maturantëve është lejuar të futet dhe të dorëzojë këtë draft me analizën e provimit.
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe maturantë nga qytetet e tjera si Durrësi apo Fieri.
Mund të lexoni gjithashtu:
Ministrja Shahini: Këtë vit provimet ishin më të lehta, maturantët po nxiten nga opozita
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta