Maturantët zhvillojnë provimin e parë, 60 pikë nota maksimale

9 Qershor 2022 | 16:43

33 mijë maturantë kanë zhvilluar sot provimin e gjuhës së huaj.

“Nuk kemi emocione është një gjuhë që e dimë,” – u shpreh një nxënës.

Provimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 12:30.

“Dolëm shumë mirë,” – tha një nxënës.

“Në mos 10 pres të marr 9,” – u shpreh një tjetër.

“Nuk ishte i vështirë,” – tregoi një maturant.

60 janë pikët maksimale që një maturant të marrë notën 10. Ndërsa për të marrë një notë kaluese ai duhet të zgjidhë 25% të pyetjeve të provimit.

Provimi i radhës është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më datë 11 qershor.

Nxënësit e pyetur nga Euronews Albania ishin të ndarë në dy grupe, ata që besonin se testi do ishte më i lehtë se në vitet e tjera dhe ata që thoshin se kjo lëndë i trembte.

Në gjithë vendin ishin 167 qendra testimi, 31 në Tiranë, ku rreth 7 mijë mësues jo vetëm të gjimnazeve u bënë pjesë për të administruar procesin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026