Mazhoranca paralajmëron reformë zgjedhore në shtator
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar gjatë seancës së fundit të Kuvendit aktual se sapo të ngrihet Parlamenti i ri, do të nisë puna për reformën zgjedhore.
Ai përmendi ‘listën e hapur’ dhe ‘votën e emigrantëve’ si dy çështje që duhen adresuar në ligjin e ri zgjedhor.
Ai tha se reforma do të mbështet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e listave dhe gjithashtu do të përfshijë depolitizimin e administratës zgjedhore.
Sipas z. Balla kjo reformë do të nisë pa pritur dakordësinë e Partisë Demokratike duke shtuar se “25 Prilli janë zgjedhjet e fundit pa votë emigrantësh”.
Kreu i grupit të PS foli dhe për arrestimin e kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe duke theksuar se PS nuk “merr në mbrojtje askënd, as deputetë, as ish-ministria apo kryebashkiakë”. “Nuk bëjmë si PD me Xhelal Mziun”, tha Balla.
Gjithashtu ai u shpreh se “legjislacioni i ardhshëm do të këtë ndryshime kushtetuese, kodesh dhe vijim të reformës në drejtësi” duke paralajmëruar ndërhyrje në Kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK-së.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta