Mbahet gjykimi në mungesë për organizatorin e vrasjes së Behar Sofisë
Nis gjykimi në mungesë për Jemin Sheran i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias, ngjarje e ndodhur në 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë. Gjykata relatori se Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr nuk ka pasur asnjë person.
Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesive nuk kishte dijeni për vendodhjen e tij. Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata. Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar Grupin Kriminal.
Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit. Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 bashkpandehurve, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skender Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkpunotori i drejtësi Ernejt Shyti. SPAK dorëzoi në gjykatë 3 akte ekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në në gjykatë.
Trupa gjykuese pranoi provat e SPAK ndërsa avokati i Jemin Sherës tha që do të bëjnë prapësime mbi provat e prokurorisë. Seanca e radhës u la në 26 Janar ora 12 ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Jeff Bezos fiton në 13 minuta më shumë se një person mesatar gjatë gjithë jetës
- Vrasja e bujshme e “Okit”, përplasja mes bandave dhe ekzekutimi i bosit të bixhozit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera