Mbërrijnë mbi 31 mijë doza Pfizer, Shqipëria merr gati 2 milionë vaksina

2 Shtator 2021 | 21:34

Mbrëmjen e së enjtes në Shqipëri kanë mbërritur rreth 31 500 doza të vaksinës Pfizer.

Bashkë me to, numri total i vaksinave të ardhura në vendin tonë shkon në mbi 1.9 milionë vaksina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë kryer në total 1,485,250 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 648,637 qytetarë i kanë kryer të dy dozat.

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026