Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza nga vaksina “AstraZeneca”

18 Prill 2021 | 21:21

Mbrëmjen e së dielës në aeroportin “Nënë Tereza” , kanë mbërritur 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, donacion i Indisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Rinas.

Znj. Manastirliiu tha se këto doza “do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror.

Ministrja tha se aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026