Mbërrijnë sot në Kosovë mbetjet mortore të 7 viktimave të masakrës së Rezallës
Viktimat e masakrës së Rrezallës, eshtrat e të cilëve u gjetën në një varrezë masive në Kizhevak të Serbisë, do të mbërrijnë sot në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka theksuar se janë eshtrat e 7 personave si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, që pritet të mbërrijnë.
Para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona rezultuan të zhdukur.
Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tani janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Sipas autoriteteve në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe rreth 1.600 persona të pagjetur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në Kizhevak të Serbisë janë gjetur mbetjet mortore të të paktën nëntë viktimave të luftës
- Rifillojnë gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kizhevak
- Varrezat në Kizhevak, Kurti: Janë gjetur eshtrat e 2 viktimave të luftës së Kosovës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta