Mbërrijnë sot në Kosovë trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci
Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci mbërrijnë sot në Kosovë. Ministri i Brendshëm konfirmoi lajmin dhe shtoi në deklaratën e tij se po punohet që shoferi i autobusit të gjykohet në Kosovë.
Komuna e Gjakovës është ndër më të goditurat nga ky aksident me 5 viktima, 2 janë nga Rahoveci, të tjerë nga Prizreni, Podujeva, Juniku dhe Peja.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi konfirmoi për Euronews Albania se trupat e pajetë rreth orës 10:30 ishin afër Muriqanit dhe rreth orës 12:30 pritet të mbërrijnë në morgun e Kosovës.
Ai sqaroi se me ndihmën e autoriteteve do të bëhet dërgimi i viktimave në familjet e tyre dhe me ndihmën e familjeve apo fisit dhe komunave të Kosovës do të organizohet funerali rreth orëve të vona të pasdites.
Latifi tha se përveç personave që janë kthyer janë edhe 15 të mbijetuar nga aksidenti tragjik që po mjekohen në Kroaci.
Të dielën një autobus i Kosovës, që udhëtonte tranzit në Kroaci u aksidentua dhe si pasojë 10 persona humbën jetën, ndërsa 44 të tjerë u lënduan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbërrijnë në Kosovë 21 të mbijetuarit nga aksidenti i autobusit në Koraci
- 1 muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin në Kroaci
- Përgjumja e shoferit të autobusit mund të ketë shkaktuar aksidentin me 10 viktima në Kroaci
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta